Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, banorët zhvilluan një lojë me pyetje për njëri-tjerin.
Gjatë lojës, një pyetje iu drejtua këngëtares, Semi Jaupaj në lidhje se kë do të dëshironte të takonte në shtëpi.
“Kush do të kishe dëshirë të vije të të vizitonte në “Big Brother VIP?”, ishte pyetja drejtuar Semit.
“Do doja ta takoja babanë, pasi kam tri vite pa e parë, dhe pse jo edhe Boikenin”, u përgjigj ajo, duke bërë që disa nga banorët të emocionohen nga kjo përgjigje.
Kujtojmë që Semi ka qenë në lidhje me Boiken Lakon për disa vite.