Shefja bën paralajmërimin tronditës: Zhduk aknet ose mos hajde në punë…(FOTO) – AlpeGossip
Shefja bën paralajmërimin tronditës: Zhduk aknet ose mos hajde në punë…(FOTO)

Shefja bën paralajmërimin tronditës: Zhduk aknet ose mos hajde në punë…(FOTO)

Një studente 15 vjeçe është tronditur kur shefja e ka paralajmëruar për aknet në fytyrë. Emily McNamara mendoi se pronarja e saj në punë po tallej kur ajo mori një mesazh në Facebook rreth lëkurës.

Shënimi nga Elicha Scott e paralajmëronte për shenjat e papranueshme në qafë dhe se do shkarkohej nga puna nëse do ishin sërish të dukshme.

Gjithashtu e akuzoi një mëngjes duke i thënë se kishte kaluar natën duke pirë alkool, ndërkohë që adoleshentja kujdesej për gjyshen.

Emily që filloi punë për larjen e filxhanëve në një kafene ishte sulmuar për aknet e saj në shkollë dhe ishte zemërthyer kur kuptoi se mesazhi ishte i vërtetë. Ajo kishte punuar vetëm për 1 javë kur mori qortimin tronditës, pas të cilit vendosi të japë dorëheqjen.