Këngëtarja shumë e dashur për publikun Ronela Hajati që pas pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’ me këngën “Vuj” nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor. Ajo prej disa ditësh ka lajmëruar se është duke punuar për klipin e këngës së saj më të re.
Në media është përfolur se Ronela është në një lidhje me këngëtarin e njohur Young Zerka, mirëpo që të dy artistët i kanë mohuar këto lajme duke treguar se janë vetëm miq.
Por së fundmi, Ronela i ka bërë konfuz të gjithë fansat e saj teksa ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me një look shumë ndryshe dhe pranë saj ka treguar publikisht emrin e të dashurit.
“Emri i të dashurit tim është Diego”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos, por shumë fansa mendojnë se këngëtarja po bën shaka dhe kjo është një pjesë nga kënga e saj e re.