SHEGË DHE MJALTË/ Shihni shurupin natyral që zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e fytit – AlpeGossip
SHEGË DHE MJALTË/ Shihni shurupin natyral që zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e fytit

SHEGË DHE MJALTË/ Shihni shurupin natyral që zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e fytit

Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi natyral kundër kollës.

Përbërësit:

1 lugë gjelle me lëng të freskët shege
1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
1 lugë gjelle me mjaltë
Udhëzime:

Të gjithë përbërësit i përzieni mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.
Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji. Mund ta përsërisni për disa ditë.
Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.