SHERRI për këngëtarin/ Ori Nebiaj: Shyqyr po vjen ai greku! Reagon gazetarja: Shqiptarët duhet të... - AlpeGossip
SHERRI për këngëtarin/ Ori Nebiaj: Shyqyr po vjen ai greku! Reagon gazetarja: Shqiptarët duhet të…

SHERRI për këngëtarin/ Ori Nebiaj: Shyqyr po vjen ai greku! Reagon gazetarja: Shqiptarët duhet të…

Dje në emisionin  Top Show me Alban Dudushin u diskutua rreth koncertit te këngëtarit Grek, Notis Sfakianakis, i cili pritet të vijë në Pallatin e Kongreseve më 24 maj për një koncert recital. Duke qenë se Notis është antëtar dhe aktivist i njohur i partisë naziste greke “Agimi i Artë” ka nisur një debat mes publikut shqiptar lidhur me bojkotin e këtij këngëtari i cili dukshëm është shprehur kundër shqiptarëve në retorikën e tij politike.

Pro koncertit të tij është vendosur Ori Nebiaj, moderatorja e “Wake up” e cila mendon se nuk ka rëndësi fare se çfarë ideologjie përçon Notis për sa kohë i pëlqehen këngët.

“Shyqyr që po vjen ai greku në Shqipëri, ne si gjithmonë kokëulur duke pasur frikë se do të na pushtojë! Kemi frikë ne nga një farë “Agimi i Artë”” – është shprehur ajo ndërkohë që Fatma Haxhialiu e cila është prononcuar kundër ardhjes së tij në Shqipëri duke qenë se këngëtari në fjalë me shumë mundësi do ta kthejë në politikë ftesën e tij, ka treguar se kjo është një mundësi shumë e mirë që shqiptarët të vendosin dinjitetin e tyre në vend pasi s’mund të lejojnë që një person i tillë që ka folur në intervista kundër emigrantëve shqiptarë dhe mbron tezat e partisë neo-naziste atje.

“Unë dua ta rris fëmijën tim me dashuri dhe jo me urrejtje!” – ka thënë Ori Nebiaj duke thënë se askush nuk duhet të kompleksohet sepse urrejtja ndaj Sotis është një sjellje e një shqiptari të kompleksuar. “Nuk bëhet fjalë për grekë dhe Greqi, mos e ngatërroni, po flasim për neonazistët grekë ku pjesë bën edhe Notis!” – ka përfunduar fjalën e saj Fatma.