SHKËLQEU NË “SANREMO”/ Georgina ishte e veshur nga stilistja e njohur shqiptare – AlpeGossip
SHKËLQEU NË “SANREMO”/ Georgina ishte e veshur nga stilistja e njohur shqiptare

SHKËLQEU NË “SANREMO”/ Georgina ishte e veshur nga stilistja e njohur shqiptare

Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez shkëlqeu në festivalin “Sanremo”, ku prezantoi krah italianit Amadeus dhe moderatores shqiptare Alketa Vejsiu.

Georgina tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, duke ndërruar tre fustane brenda natës.

Mirëpo, e dinit se dy prej tyre janë të stiluar nga stilistja e njohur Lia Stublla?

Vetë Lia ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e Georgina-s, duke treguar se fustanet që i dhanë aq shumë shkëlqim janë punim i saji.

Bëhet fjalë për fustanin e bardhë bust, me një të çarë në njërën këmbë si dhe një tjetër të po të njëjtit model, por në ngjyrë gold dhe me gurë të shumtë.

View this post on Instagram

Gorgeous @georginagio🥰🌹 wearing LS in SANREMO 2020 ❤️

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on

 

 

View this post on Instagram

LS 2020💫

A post shared by LS (@liastubllaofficial) on