Shkoi vonë në ditëlindjen e saj, gruaja dhunon keq aktorin e njohur – AlpeGossip
Shkoi vonë në ditëlindjen e saj, gruaja dhunon keq aktorin e njohur

Shkoi vonë në ditëlindjen e saj, gruaja dhunon keq aktorin e njohur

Aktori i njohur i filmit “Pirates of the Caribbean” së fundmi ka ngritur akuza të rënda kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Johnny Depp ka shokuar teksa ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se e ka goditur me dy grushta në fytyrë duke e lënduar keq.

Ngjarja ka ndodhur përpara se dyshja t’i jepte fund martesës në vitin 2016, por Johnny vetëm ditët e fundit ka rrëfyer dhunën e saj. Kjo ngjarje ndodhi për shkak se aktori u vonua në ditëlindjen e Amber në Prill të vitit 2016.

Sipas avokatëve të Depp në atë moment aktori nuk ishte as i dehur dhe as i droguar dhe ishte shumë i vetëdijshëm në momentin që Amber u bë agresive. Siç dihet marrëdhënia e tyre nuk përfundoi aspak mirë duke qenë se edhe Amber më parë e ka akuzuar aktorin për dhunë.

“Këto deklarata janë të gjitha false. Mjafton të shohësh akuzat e parashtruara prej tij për të kuptuar që Depp nuk është mirë mendërisht Nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë version, nëpërmjet avokatëve të saj,”- kanë thënë avokatët e Heard.