“Shokon” këngëtarja e famshme: “Kam paguar për seks me prostituta sepse ndihesha vetëm” (FOTO) – AlpeGossip
“Shokon” këngëtarja e famshme: “Kam paguar për seks me prostituta sepse ndihesha vetëm” (FOTO)

“Shokon” këngëtarja e famshme: “Kam paguar për seks me prostituta sepse ndihesha vetëm” (FOTO)

“Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prostituta gjatë kohës që isha në turne”.

Kjo është deklarata shokuese e këngëtares së njohur, Lily Allen, e cila ka kujtuar disa momente të errëta të së kaluarës.

Kjo ka ndodhur në 2014-n, gjatë periudhës së krizës me bashkëshortin Sam Cooper, krizë që solli edhe ndarjen e çiftit, ka provuar gjithçka për të humbur pak mendjen.

“Nuk jam krenare për atë që kam bërë, por as turp nuk më vjen”, ka shkruar në Instagram këngëtarja.

Tabloidi britanik “Mail On Sunday” ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, e cila pritet të dalë më 20 shtator.

Në librin “Mendimet e mia ekzaktësisht”, kantautorja tregon ‘pa dorashka” për jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresioneve, ndarje dhe divorce.

Allen rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe flet edhe për të atin i cili e la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeç. Ajo e bën atë përgjegjës për fëmijërinë e saj rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet.

🛁🛁🛁

A post shared by LILY ALLEN (@lilyallen) on