I pandreqshëm/ Stefano Gabbana përbalt dasmën e Chiara Ferragni-t me komente (FOTO) – AlpeGossip
I pandreqshëm/ Stefano Gabbana përbalt dasmën e Chiara Ferragni-t me komente (FOTO)

I pandreqshëm/ Stefano Gabbana përbalt dasmën e Chiara Ferragni-t me komente (FOTO)

Dizajnuesit i njohur, Stefano Gabbana, bëri komentin më të paparashikuar për fustanin e nuses së blogeres së njohur italiane, Chiara Ferragni.

Kjo e fundit u martua këtë fundjavë në një dasmë gjigande në Siçili, me partnerin e saj Fedez, e veshur me dy fustane të dizajnuara nga shtëpia e modës, “Christian Dior”.

Dhe mesa duket Gabbana nuk është një fans i dizajnit të nuses, duke e cilësuar atë si të pavlerë.

Ai komentoi pas një postimi të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori dhjetëra reagime nga fansat e irrituar.

“E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim më pas dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.

“Qëkur ke filluar të tallësh?” dhe “Kjo që bëre t’i është e ulët. Të vijë turp.”, ishin dy nga komentet që iu drejtuan Stefano Gabbana-s.

Një prej komentuesve i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi fustan të dizajnuar prej tij.

“Jo. E gjitha dasma ishte komplet e pavlerë”, i përgjigjet Gabanna.

Kjo nuk është hera e parë që dizajnuesit shpreh hapur mendimin e tij për të famshmit, duke mos u “frikësuar” nga reagimet që do të merrte.