SHOQE PËR KOKË/ Adriana Matoshi i dedikon Arjola Demirit fjalët më të ndjera për ditëlindje – AlpeGossip
SHOQE PËR KOKË/ Adriana Matoshi i dedikon Arjola Demirit fjalët më të ndjera për ditëlindje

SHOQE PËR KOKË/ Adriana Matoshi i dedikon Arjola Demirit fjalët më të ndjera për ditëlindje

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 38 vite dhe padyshim urimet janë të shumta.

Mirëpo, personi që e ka uruar i pari Arjolën është mikesha e saj më e ngushtë, Adriana Matoshi. Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një foto, në të cilën shfaqen të dyja dhe e ka shoqëruar me një disa fjalë tepër të tjera.

“Përgjithmonë motër. Përgjithmonë dashni për ty. Përgjithmonë krah i joti ko me kon’. Përgjithmonë n’zemër ko me t’majtë. Urime ditëlindjen fryma jeme, Arjola Demiri”, ka shkruar Adriana përmbi foto.

Kujtojmë që Matoshi ishte mbështetësja më e madhe e Arjolës edhe kur ajo ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Madje, nuk nguroi në një prej mbrëmjeve t’i bënte një surprizë.