Në shtypin francez, janë shfaqur së fundi raporte mbi shumat “stratosferike“ që merrka Brigitte Macron nga Pallati Elize.
Pasi e fshikulluan për fundet e saj tepër të shkurtra, tani, Briggite 65 vjecare, akuzohet për shpenzime marramendëse. Sipas Canard Enchaîné, presidenca franceze I paguan Zonjës së Parë 440.000 deri në 530.000 euro në vit!
Lajmi i ka nervozuar sidomos protestuesit jelekverdhë, të cilët edhe pa dalë ky njoftim, e konsideronin bashkëshorten e Emmanuel Macron si një Mari Antonetë që jeton në flluskën e saj të luksit!!
Disa publikime të tjera megjithatë si Gala i hedhin poshtë të tilla pretendime e thonë se Brigitte nuk merr rrogë si Zonjë e Parë.