Pas divorcit dhe lidhjes me kolegen, Klaudia Pepa tregon si është marrëdhënia e saj me Albi Nakon – AlpeGossip
Pas divorcit dhe lidhjes me kolegen, Klaudia Pepa tregon si është marrëdhënia e saj me Albi Nakon

Pas divorcit dhe lidhjes me kolegen, Klaudia Pepa tregon si është marrëdhënia e saj me Albi Nakon

Marrëdhënia e çiftit të famshëm të balerinëve shqiptarë, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka qënë nga më të komentuarat për disa muaj më radhë.

Ata bënë publike ndarjen para një viti, por treguan se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore, pavarësisht se Klaudia jeton në Itali ndërsa Albi në Shqipëri.

Gjatë muajve të fundit gjithashtu Albi është përfolur se ka filluar lidhje të re me një tjetër balerinë nga trupa e tij e baletit, Alba Hoxha. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfimuar të jenë të lidhur edhe pse janë kapur shumë herë bashkë me pushime.

Dhe ajo që duket se nuk e ka aspak problem këtë fakt është pikërisht Klaudia , ish – bashkëshortja e Albit, e cila sapo dëshmoi edhe njëherë se marrëdhënia mes saj dhe Albit e të dashurës së tij të re është mjaft e mirë.

 

Balerina sapo ka publikuar një Instastory ku tregon se video e përformancës së saj me trupën e Albi Nakos ka marrë plot 10 milionë klikime dhe mbi të ka etiketuar ish-bashkëshortin e saj, Albi Nakon dhe të dashurën e tij Alba Hoxhën.