SI DY PIKA UJI/ Rozana ndryshon pamje dhe duket si motra binjake e Fiori Dardhës – AlpeGossip
SI DY PIKA UJI/ Rozana ndryshon pamje dhe duket si motra binjake e Fiori Dardhës

SI DY PIKA UJI/ Rozana ndryshon pamje dhe duket si motra binjake e Fiori Dardhës

Këngëtarja dhe moderatorja e emisionit investigativ “Boom”, Rozana Radi ka  tërhequr që në fillim të karrierës së saj vëmendjen me jetën private dhe këngët e saj. Siç dihet Rozana është një ndër personazhet që i pëlqen të eksperimentojë me pamjen e saj.

Ajo ka bërë shumë ndryshime tek flokët, mirëpo prej disa kohësh ka mbajtur ngjyrën bjonde. Pak minuta më parë ajo ka surprizuar të gjithë fansat teksa ka publikuar një video ku shihet me modelin e ri të flokëve që është kopje e modelit të mikeshës dhe koleges së saj Fiori Dardha.

“Fiori në katrorë” dëgjohet të thotë Rozana në video teksa siç shihet ngjyra e re dhe modeli i shkurtër i shkojnë shumë.