“S’JE PËR KËTU, SHKO NË SHTËPI BËJ FËMIJË”/ Albi Nako tregon çfarë po i ndodh pas kësaj deklarate – AlpeGossip
“S’JE PËR KËTU, SHKO NË SHTËPI BËJ FËMIJË”/ Albi Nako tregon çfarë po i ndodh pas kësaj deklarate

“S’JE PËR KËTU, SHKO NË SHTËPI BËJ FËMIJË”/ Albi Nako tregon çfarë po i ndodh pas kësaj deklarate

Koreografi Albi Nako, rreth dy javë më parë pati një debat në studio me një nga konkurrentet e “Just Dance”. Ai u komentua negativisht në rrjet, ndonëse Albi e sqaroi se ata njiheshin prej 15 vitesh dhe gjithçka ishte në kuadër të shakasë.

Në një lidhje “Skype” për Wake Up, Albi Nako sqaroi edhe njëherë incidentin që bëri xhiron në rrjetet sociale. Ai theksoi se ende vazhdon të marrë mesazhe negative pas asaj deklarate.

“Në atë emisionin bëra një marrëveshje të plotë me konkurrenten që njihem prej 15 vitesh dhe ndaj lëshova atë batutë. Si mund të ketë kaq urrejtje nga shqiptarët, edhe sot më vijnë mesazhe negative.

Jemi popull i trysnuar, i vuajtur, jemi popull i toksikuar nga hallet. Fatkeqësia më e madhe është kur i sheh gjërat nga frika e çelësit, pa i ditur si janë”, sqaroi Albi.

Deklarata e Albit për Belën që shkaktoi furtunë në rrjet ishte: “Më dukesh si te filmi Planeti i Majmunëve, me moshën që ke më mirë ik martohu e bëj fëmijë”.

“S’je për këtu, më mirë martohu”/ Albi

“S’je për këtu, më mirë martohu”/ Albi