SKANDAL në Tiranë, faqja e Instagramit fut në depresion fëmijët e mitur: I nxit ata të… (FOTO) – AlpeGossip
SKANDAL në Tiranë, faqja e Instagramit fut në depresion fëmijët e mitur: I nxit ata të… (FOTO)

SKANDAL në Tiranë, faqja e Instagramit fut në depresion fëmijët e mitur: I nxit ata të… (FOTO)

Bulizmi në shkollat shqiptare është në rritje të vazhdueshme dhe ky është një shqetësim që duhet ndjekur me kujdes nga të gjithë prindërit pa përjashtim.
Fakti që të miturit janë gjithnjë e më të hapur ndaj teknologjisë, celularëve dhe internetit e bën akoma më të vështirë punën për t’i kontrolluar, por kjo nuk do të thotë që duhen neglizhuar në asnjë moment.

Një rast i tillë skandaloz ka ndodhur në një prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, ku disa adoleshentë të papërgjegjshëm kanë hapur një faqe instagrami dhe vendosin foto të fëmijëve të mitur.

Pa pasur dijeni për dëmin që u shkaktojnë të tjerëve ata vendosin foto të fëmijëve të mitur të kësaj shkolle, duke i ofenduar ata me fjalë nga më banalet.

Një prind i shqetësuar me të drejtë ka denoncuar rastin pranë redaksisë sonë, duke kërkuar ndihmë për raportimin e kësaj faqe në mënyrë që ajo të mbyllet.

Prindi i fëmijës së mitur të kësaj shkolle shkruan se fëmija i tij po përjeton stres për shkak të bashkëmoshatarëve të tij agresivë.

Ai shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje Jeta Osh Qef, ju lutem na ndihmoni, publikojeni këtë mesazh. Është një problem serioz. Unë jam prind i një fëmije të shkollës Pjetër Budi në Tiranë. Është hapur një faqe instagrami ku i shajnë të gjithë fëmijët. Fëmijët tanë kanë kaluar në stres. Ju lutem na ndihmoni, policia të bëjë diçka me këtë faqe bastarde.”
Në fotot e mëposhtme shihet teksa fëmijët shahen me fjalë nga më të pistat që do të preknin sigurisht edhe një të rritur, imagjinoni një fëmijë.

Shqetësimi nga bulizmi po prek gjithnjë e më shumë fëmijët shqiptarë, ndërsa prindërit tregohen indiferentë shpesh duke ia lënë fajin moshës së të miturve.

Por ata ndoshta nuk e dinë që rrezikohet e ardhmja e të gjithë brezit, edhe e atyre “më të fortëve” që tallin e fyejnë bashkëmoshatarët e tyre.

Prindër, tregohuni më të vëmendshëm ndaj fëmijëve tuaj dhe kushtojuni atyre më tepër kohë, duke krijuar ura bashkëpunimi edhe me mësuesit.

Gjeni një mënyrë për t’u bërë shokë ose shoqe me fëmijën tuaj për të kuptuar marrëdhëniet e tij/saj në shkollë. Kështu do të vendosni balanca mes lirisë dhe kontrollit ndaj fëmijës suaj.

E ardhmja e fëmijëve tanë është e ardhmja e të gjithëve ne!