SKENA “HOT” DHE PROVOKIMI ME BALERINAT/ Çfarë nuk u pa nga koncerti i Malumës në Tiranë (PAMJET) – AlpeGossip
SKENA “HOT” DHE PROVOKIMI ME BALERINAT/ Çfarë nuk u pa nga koncerti i Malumës në Tiranë (PAMJET)

SKENA “HOT” DHE PROVOKIMI ME BALERINAT/ Çfarë nuk u pa nga koncerti i Malumës në Tiranë (PAMJET)

Mbrëmja e djeshme ka qenë krejt ndryshe për Tiranën, e cila u elektrizua nga koncerti i Maluma.

Ylli i muzikës latine ka performuar për më shumë sesa 2 orë në sheshin “Nënë Tereza” dhe duhet thënë se të shumtë kanë qenë fansat që e kanë mirëpritur. Madje kishte nga ato që kanë ‘guxuar’, duke i hedhur edhe reçipetat në skenë.

Një skenë kjo e përsëritur edhe në koncertet e tjera të artistit. Thuajse në çdo skenë ku ai këndon, është shndërruar si ‘traditë’ që një fanse i hedh recipetat, që zakonisht janë ngjyrë ‘pink’.

Në rrjetet sociale ishin të shumta videot dhe fotot që qarkulluan, duke na zbuluar detaje nga performanca e tij. Por ajo që i shpëtoi syrit të shumicës, ishin skenat e nxehta të kolumbianit me balerinat e tij.

Ashtu si shihet edhe në këto foto, Maluma dhe balerina e tij kanë pasur një moment të nxehtë, gjatë kërcimit të tij. Madje një ndër 6 balerinat që e shoqëronte, ka vijuar për disa minuta gjatë performancës, duke provokuar jo vetëm Malumën, por edhe publikun.

Balerinat janë pjesë e stafit të tij që mbërriti në Tiranë. Plot 60 persona e shoqëronin artistin në Tiranë, ku dhe menjëherë pas performancës u larguan për në Londër, ku dhe ka koncertin e ardhshëm. Maluma ka publikuar në Instastory një video, teksa e bën të ditur edhe vendndodhjen ku shfaqet mjaft i lodhur dhe sigurisht që nga performanca e tij e gjatë s’ka si të ishte ndryshe.