E verdha është një nga ngjyrat më popullore të sezonit, por ju mund të keni pak vështirësi sesi ta kombinoni. Ne ju tregojmë tre mënyra si të shkëlqeni me ngjyrën e këtij sezoni dhe të dukeni me stil.
1.Visheni me të bardha
Një mënyrë e lehtë për të veshur të verdhën është ta kombinoni me një ngjyrë neutrale. Thjesht shtoni ngjyrën e bardhë në paraqitjen tuaj dhe lejoni të verdhën t’ju shkëlqejë.
2.Kombinojeni poshtë një veshje të errët
Një mënyrë interesante dhe delikate është ta përfshini të verdhën duke shtuar një bluzë ose një fustan poshtë një veshjeje të errët.
3.Shtojeni te aksesorët
Mënyra më e thjeshtë ta shtoni të verdhën është përmes detajeve në paraqitjen tuaj. Mund të jenë këpucët, bizhuteritë ose çanta.