SURPRIZË! E mori vesh gjë njeri kur u martuan këto çifte të VIP-ave shqiptarë? – AlpeGossip
SURPRIZË! E mori vesh gjë njeri kur u martuan këto çifte të VIP-ave shqiptarë?

SURPRIZË! E mori vesh gjë njeri kur u martuan këto çifte të VIP-ave shqiptarë?

Martesa është një nga ditët më të veçanta në jetë, dhe sigurisht që të jetë siç e kemi menduar do ditë të tëra organizimi. Disa preferojnë një dasmë të madhe e me shumë të ftuar, disa të tjerë duan një dasmë modeste e të thjeshtë, disa një dasmë në vendlindjen e tyre e të tjerë zgjedhin një vend të padëgjuar më parë.

Por ka dhe nga ata që zgjedhin të mbeten të fshehtë edhe për të tilla detaje, pa treguar numrin e të ftuarëve, organizimin e ambjentit, ceremoninë e shumë hollësi të tjera që duam t’i dimë. Këtë e bëjnë edhe VIP-at shqiptarë, ndryshe nga një ceremoni e jashtëzakonshmne dhe që të mbahet mend gjatë për madhështinë e saj, kujdesen që të kënë një dasmë në fshehtësi të plotë, pa media, pa shumë të ftuar e që vjen si një surprizë për të gjithë kur e mësojmë.

ALPEgossip.al ju sjell disa prej këtyre rasteve që na bënë te pyesnim veten: Uau, po këta kur u martuan?

Klea Huta dhe Elgit Doda janë rasti më i afërt, por as i pari e as i fundit nga VIP-at shqiptarë. Ata zgjodhën të martoheshin pa u bujë, në Marok, larg të njohurve e syve të fansave, derisa na njoftuan me publikimin e fotove në çift me vello e të përqafuar.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

E kurorëzuan dashurinë e tyre vitin që shkoi në Maldive dhe na e treguan këtë në 26 maj, ndërkohë që ceremonia ishte bërë në 7 maj. Tani janë të dy prindër të vajzës Ameli dhe djalit që erdhi në jetë para pak kohësh Duam, i quajtur si kënga e tyre e dashurisë.

Enis Bytyqi me Rinën 

Zgjodhën një ceremoni intime dhe në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2018. Të dy mjaft elegantë, ajo e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë dhe ai me një kostum të zi që e tregonte shumë mirë.

Adelina Tahiri me Serjozha Markov 

Bënë një martesë intime me prezentë vetëm familjarë. Lajmin se u martuan e publikuan në rrjetet sociale  krah njëri-tjetrit.

Anxhela Martini me Dragos Savulescu 

Realizuan një ceremoni krejtsisht të papritur duke i thënë “Po” njëri-tjetrit në Las Vegas. Modelja u shfaq në fotot e saj në altar ndryshe nga çdo nuse, e veshur me një fustan të zi teksa shkonte krah biznesmenit.

Adelina Ismaili me Val Krasniqin

Po bëjnë kohë qëjanë martuar dhe jetojnë në Zvicër, aty ku dhe u celebruan larg mediave dhe këtë e zbuluan vet nëpërmjet fotove, siçbënë edhe të tjerët.

Granit Xhaka me Leonita Lekaj

U kurorëzuan disa vite më parë, pothuajse menjëherë pas fejesës. E vetmja gjë që ata treguan nga ceremonia e dasmës ishte vetëm paraqitja e tyre, të veshur ajo me të bardha e futbollisti me kostumin e dhëndrit.

AlpeGossip.al