“SYTË E TU MË ÇMENDIN”/ Fjalët e Keisit për Stresin do t’ju ngrohin zemrat (FOTO) – AlpeGossip
“SYTË E TU MË ÇMENDIN”/ Fjalët e Keisit për Stresin do t’ju ngrohin zemrat (FOTO)

“SYTË E TU MË ÇMENDIN”/ Fjalët e Keisit për Stresin do t’ju ngrohin zemrat (FOTO)

Megjithëse prej muajsh po qëndrojnë larg njëri-tjetrit, partnerja e stresit, Keisi, nuk e harron asnjëherë reperin dhe shpesh në profilin e saj në Instagram publikon foto me të, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

Pak më parë, ajo ka ndarë me fansat një foto krah Stresit, teksa ka treguar për të gjithë efektin që kanë tek Keisi sytë e Stresit, me të cilin kuptoi se ra në dashuri që herën e parë kur e pa.

“E mbaj mend ditën kur u çmënda pas syve të tu! Më kalove në lagje aq afër saqë për herë të parë të pashë sytë dhe u habita. Më përshëndete dhe të përshëndeta, dhe me pas kur u ktheva në shtëpi I thash motrës “WOW çfarë sysh që kishte Stresi!” Gjithë ditën më ngeli mëndja tek to….Ja ku jemi 4 vjet më pas dhe ato sytë e tu vazhdojn të më çmëndin si në ditën e parë që i pashë dhe e kuptova që të doja! Ai është literalisht mashkulli më i bukur që kam parë në jetën time.”- shkruan Keisi krahas fotos me partnerin.