TANI QË ËSHTË BESIMTARE MUSLIMANE/ Çiljeta mbulon me emoji detajin e tatuazhit me simbolin e krishterë (FOTO) – AlpeGossip
TANI QË ËSHTË BESIMTARE MUSLIMANE/ Çiljeta mbulon me emoji detajin e tatuazhit me simbolin e krishterë (FOTO)

TANI QË ËSHTË BESIMTARE MUSLIMANE/ Çiljeta mbulon me emoji detajin e tatuazhit me simbolin e krishterë (FOTO)

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vendosi të ndërrojë fenë e saj, duke u kthyer nga e krishterë në muslimane.

Këngëtarja nisi të falej në xhami, mbante Ramazan dhe në tetor të vitit që lamë pas fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj.

Pikërisht fshirja e këtij tatuazhi hapi polemika të mëdha në rrjet.

Disa e mbështetën Çiljetën për këtë veprim, ndërsa të tjerë e panë si gjest të pavend duke i thënë se po bënte mëkat.

Mirëpo, pavarësisht se ka kaluar kohë, ky tatuazh duket se vazhdon ta shqetësojë po njësoj këngëtaren.

Ditën e sotme, ajo ka ndarë në InstaStory disa poza të vjetra dhe çuditërisht e ka mbuluar tatuazhin e saj në këmbë me emoji, si të ishte diçka e turpshme apo e sikletshme.

 

Vlen të theksojmë faktin se ne jemi një vend me tolerancë fetare dhe askush nuk paragjykohet nëse ndryshon fenë e tij.

Me kalimin e viteve, njeriu ndryshon ashtu siç mund të ndryshojë besimi i tij, ndaj ndërrimi i fesë nuk është aspak mëkat që duhet të “fshihet” nga të tjerët.

Ndaj, ky veprim i Çiljetës na u duk disi i pavend në këtë rast!