“TË DH**FSHA TURINJTË”/ Fifi pajtohet sërish me Ilirin: Kam qenë në tension e sipër – AlpeGossip
“TË DH**FSHA TURINJTË”/ Fifi pajtohet sërish me Ilirin: Kam qenë në tension e sipër

“TË DH**FSHA TURINJTË”/ Fifi pajtohet sërish me Ilirin: Kam qenë në tension e sipër

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Fifi dhe Iliri patën një përballje në lidhje me sherrin që patën në dhomën e dënimit. U duk sikur gjithçka nisi në kuadrin e shakasë, por më pas balerini u ndje keq kur këngëtarja i tha se është “balerin i dështuar”.

Madje edhe Iliri i tha Fifit “këngëtare gjysmake”, por ajo nuk e mori si ofendim, duke qenë se mendonte se gjithçka ishte në sensin e humorit.

“S’kam nevojë për shaka kështu. S’kam punu 40 vjet me ardh me u tall. Ça flet o burri dheut. S’më intereson fare a je i pirë apo esëll. Të më thotë mua ‘balerin i dështuar’. Pu, pu, pu… Me e shkri aty ku është. Se kur je i pirë të dalin disa gjëra. Ato që ka në bark… Në këto momente dalin ca gjëra, mendime, gjëra… S’është hera e parë, e ka ves. Tani ha dhe makarona! Të dhje*sha turinjtë!”, tha Iliri në një moment kur po bisedonte me Sabianin.

Ndërsa gjatë spektaklit, balerini tha se në dy gjëra nuk dëshiron që banorët ta prekin, te familja dhe profesioni. Por duket se menjëherë pas prime-t, marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit është qetësuar dhe se ata i kanë sqaruar keqkuptimet mes njëri-tjetrit.

Ishte Iliri ai që e bëri hapin e parë duke e puthur këngëtaren në ballë,për të treguar dashamirësinë që ka ndaj saj edhe se sa shumë e vlerëson atë.

Fifi nga ana tjetër shprehet se ka qenë shumë e tensionuar dhe se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër.

“Kam qenë në tension e sipër ndaj të kërkoj ndjesë. Kur jam e acaruar flas më shumë seç duhet”, tha ajo.

“Njësoj jam dhe unë, am shumë instiktiv”,i tha Iliri.

Gjithashtu dhe banorët e tjerë janë shprehur se ishin të bindur se ishte thjesht një acarim momental dhe se gjërat mes tyre do sheshoheshin.