TË DYJA E DOGJËN 2018-ËN/ Tayna ka dy fjalë për Dafina Zeqirin: E ka yllin në…(VIDEO) – AlpeGossip
TË DYJA E DOGJËN 2018-ËN/ Tayna ka dy fjalë për Dafina Zeqirin: E ka yllin në…(VIDEO)

TË DYJA E DOGJËN 2018-ËN/ Tayna ka dy fjalë për Dafina Zeqirin: E ka yllin në…(VIDEO)

Padyshim dhe me meritë të plotë Tayna është cilësuar si një prej fenomeneve të vitit 2018 në muzikën shqiptare.

Reperja edhe pse mjaft e re, në një kohë fare të shkurtër ka arritur të pushtojë zemrat e ndjekësve, skenën shqiptare dhe showbizz-in gjithashtu.

Në një intervistë për Sevenbizz, Tayna ka folur edhe për artistet e tjera femra të estradës.

E pyetur nëse është në plan ndonjë bashkëpunim me ndonjë nga këngëtaret tona, ajo nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se do të bashkëpunonte vetëm nëse këngëtarja në fjalë do t’i përshtatej stilit të saj në këngë.

E ndër këngëtaret e estradës sonë që Tayna vlerëson më shumë, është Dafina Zeqiri.

“Dafina Zqiri e ka yllin në ballë dhe këtë nuk mund t’ja marri askush,” është shprehur reperja.