“JAM I SHQETËSUAR PËR SIGURINË TIME”/ Reperi merr urdhër mbrotje, ja kush e KËRCËNON – AlpeGossip
“JAM I SHQETËSUAR PËR SIGURINË TIME”/ Reperi merr urdhër mbrotje, ja kush e KËRCËNON

“JAM I SHQETËSUAR PËR SIGURINË TIME”/ Reperi merr urdhër mbrotje, ja kush e KËRCËNON

Drake ka paraqitur një urdhër ndalimi kundër një gruaje që ai pretendon se e ka ndjekur që nga viti 2017. Sipas Page Six, bëhet fjalë për një 29-vjeçare, e cila thuhet se është e “fiksuar” pas reperit. Drake ka pohuar se ka marrë shpesh mesazhe kërcënuese duke i uruar vdekjen.

Drake gjithashtu pretendoi se gruaja u përpoq të kontaktonte me të duke ngritur një padi prej 4 miliardë dollarësh. Ajo u arrestua në vitin 2017 për shkelje të pronës së tij. Drake po kërkon që gruaja të qëndrojë të paktën 100 metra larg tij, familjes dhe shtëpisë së tij.

“Si rezultat i ngacmimeve dhe obsesionit të saj me mua, unë kam vuajtur dhe vazhdoj të vuaj shqetësim emocional dhe jam i shqetësuar për sigurinë time dhe të familjes sime”, ka thënë reperi kanadez.