TË KESH MAMANË SHQIPTARE E TË MOS FLASËS SHQIP? Ja ç’fjalë i ka mësuar Almeda të birit në gjuhën e saj (FOTOT) – AlpeGossip
TË KESH MAMANË SHQIPTARE E TË MOS FLASËS SHQIP? Ja ç’fjalë i ka mësuar Almeda të birit në gjuhën e saj (FOTOT)

TË KESH MAMANË SHQIPTARE E TË MOS FLASËS SHQIP? Ja ç’fjalë i ka mësuar Almeda të birit në gjuhën e saj (FOTOT)

Në muajin maj të vitit që lamë pas, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri turk, Tolgahan Sayisman, u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

I vogli rritet dita ditës dhe herë pas here shohim foto të ëmbla të tijat në llogaritë e prindërve në Instagram.

Tashmë, Efehan ka mësuar të ecë e të thotë fjalët e para, ndërsa njëri prej ndjekësve të Almedës është bërë kuriozë të dijë se në ç’gjuhë flet i vogli dhe nëse aktorja i ka mësuar shqip.

Epo, të kesh mamanë shqiptare dhe të mos flasësh shqip? Kjo nuk ndodh!

Almeda tregon se i vogli di shqip, madje tregon edhe fjalën që ai thotë më shpesh!

“Po! Nonaaaaa! Kështu e thërret mamin tim.”- shkruan aktorja në përgjigjen për ndjekësin.

28-vjeçarja ka treguar gjithashtu se ka në plan të zgjerojë familjen dhe dëshiron që së shpejti ta bëjë të birin me një motër.