TË RREPTA APO TOLERANTE? Mamatë VIP-e tregojnë marrëdhëniet me fëmijët e tyre (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
TË RREPTA APO TOLERANTE? Mamatë VIP-e tregojnë marrëdhëniet me fëmijët e tyre (FOTO+VIDEO)

TË RREPTA APO TOLERANTE? Mamatë VIP-e tregojnë marrëdhëniet me fëmijët e tyre (FOTO+VIDEO)

Prindërimi është një nga detyrat më të vështira në jetë me të cilët përballen pothuajse të gjithë njerëzit e të dy gjinive.

Duke qenë njëkohësisht edhe më e bukra, është e rëndësishme që marrëdhënia me fëmijët të shkojë në mënyrën më të mirë. 

Për ta realizuar këtë është mjaft e rëndësishme gjetja e urës së komunikimit në varësi të tipit të fëmijës.

Sigurisht që mënyra më e mirë është të folurit me qetësi por e rëndësishme është ndonjëherë edhe rreptësia duke qenë se vetëm kështu të vegjëlit mund të mësojnë për gabimet e tyre.

Por si i kanë marrëdhëniet maamtë e shobizit me fëmijët e tyre?

Në intervista apo të ftuara në emisione të ndryshme ato kanë zbuluar pak nga marrëdhnëia e tyre e shenjtë prind-fëmijë duke treguar kështu dhe cila është më e mira.

Fjodora Fjora 

E ftuar tek “Rudina” Fjodora ka folur për marrëdhënien me djalin e saj të cilin e ka birësuar. 

Ndër të tjera ajo u shpreh se është një fill i hollë ai që ndan edukatën me tekat, prandaj si një mama gjatë këtyre 5 viteve ajo i ka besuar instiktit, duke u treguar herë tolerante e herë e rreptë me të birin duke gjetur kështu rrugën e duhur të mirëkuptimit dhe edukimit.

Eva Alikaj

Aktorja e njohur teksa ishte e ftuar në Top Channel ka trguar se nuk mund të tregohej më e rreptë me të birin pasi ai tashmë ishte më i madh në moshë dhe kishte fituar pavarësi.

“Nuk e bëj më, sepse jam e detyruar. Sot, nuk e shoh vetëm si djalë. Ai tashmë dëshiron të bëjë gjërat e tij… ka fituar distancë dhe nuk më lejon.

Edhe pse do të doja që të më pyeste, por… Ai është djalë shumë i mirë, shumë i talentuar”,u shprehaktorja duke shtuar se Xhino jetonte në Shtutgard e për këtë arsye distanca nuk e lejonte të ishte “nëna e rreptë”.

Valbona Selimllari

Në një intervistë për “Mos i fol shoferit”, ish missi shqiptar foli për marrëdhëniet e saj me fëmijët dhe ndër të tjera u shpreh:

Jam një nënë relativisht e rreptë, por më pëlqen që me fëmijët të bëj bisedë, të bëj argument, ti dëgjoj. Ndonjëherë më duhet të marr vendime që nuk i pëlqejnë”.

Fatma Haxhiaaliu

E ftuar në emisionin “Boom” moderatorja e njohur zbuloi se nuk ishte tolerante por përkundrazi mjaft protektive duke treguar kështu se përpiqet ta mbajë sa më shumë në kontroll djalin e saj.

” Nuk jam tolerante, jam shumë protektive.

Falë Zotit kam në krah partnerin tim që nga ana tjetër është ai që jep ekuilibrat dhe e lë çunin që të eksperimentojë qoftë nga gjërat e vogla, hapat e parë, një hedhje më shumë se duhet, fakti që bie, vritet.

Është kalitur nga kjo anë nga ana e babit sepse po të ishte për mamin do të ishte një qullac ku thërret qameti. Jam shumë protektive për njerëzit që dua fort, besoj se kjo gjëja do më penalizojë sepse cili është ai fëmijë që do të jetë i mbytur apo nën kontroll?Unë jam pak kështu. “, u shpreh Fatma.

Grida Duma

E ftuar në emisionin “Rudina”, deputetja e partisë Demokratike u shpreh se një nga defektet e saj në marrëdhënien me të birin është se ndonjëherë është më tolerante seç duhet.

“Në shumë raste jam më tolerante se ç’duhet në kuptimin që ndonjëherë rrëshqas në përkëdheli. Për djalin tim fëmijëria është e mirë, e paqme, por shqetësohem shumë nëse ka mekanizma mbrojtës që kur të rritet të përballojë jetën. Sepse nuk ka prind që e ndjek fëmijën e vet në ritmin e jetës.

Tim biri nuk po mundem t’i ul dot peshën. Ai po shkon 14 vjeç, përveç dhe nuk ndodh anjëherë që unë ti godas atij në personalitet.

Përveç ndërgjegjësimit do kisha dashur të kishte më shumë disiplinë. Nëse unë qëndroj në shtëpi siç ndodh në verë ai vjen në peshën e duhur, por në shumicën e kohës unë nuk jam dhe përfundojmë prap aty. Unë nuk mendoj se duhet ta lë vetëm djalin. Por njeriu prodhon miqësi të forta kur ka mungesa të mëdha. Nëse do të dijë të jetë njeri që t’i japë të tjerëve ta fitojë këtë edhe nëse nuk do të ketë një motër apo vëlla”, tha Duma.