TË SUKSESSHËM POR JASHTË SHQIPËRISË/ Këto VIP-a i mungojnë club-eve të vendit dhe arsyeja është… (VIDEO) – AlpeGossip
TË SUKSESSHËM POR JASHTË SHQIPËRISË/ Këto VIP-a i mungojnë club-eve të vendit dhe arsyeja është… (VIDEO)

TË SUKSESSHËM POR JASHTË SHQIPËRISË/ Këto VIP-a i mungojnë club-eve të vendit dhe arsyeja është… (VIDEO)

Kohët e fundit, disa nga artistët shqiptarë, u janë larguar koncerteve në vendin tonë dhe të themi të drejtën mungesa e tyre ndihet. Ndryshe nga pjesa më e madhe e artistëve shqiptarë, disa të tjerë ndoshta tashmë nuk e shohin si një mundësi të mirë pjesëmarrjen në koncertet brenda në vend.

Clubet e natës i shohim gati çdo fundjavë të mbushur me emra të njohur të muzikës shqiptare por disa vazhdojnë ti mungojnë dhe arsyeja mund të jenë të ardhurat më të mëdha dhe ndonjë gjë tjetër që ende e mbajnë sekret.

Capital T

Nëse futemi në profilin e këngëtarit të njohur mund të dallojmë se që prej afërisht dy vitesh, Capitali nuk ka qenë pjesë e koncerteve në club-et në Shqipëri, përveç rastit të festës së ngjyrave, koncertit gjigand të cilat u organizuan në sheshin ”Nënë Tereza” dhe afterparty-n që ai vet organizoi në një prej club-eve të Tiranës. Ndërkohë, fare mirë në profilin e tij mund të gjejmë momente të shkëputura nga koncertet në vende të tjera si Prishtinë, Zvicër, Londër etj, por jo Tiranë.

102 javë më parë, Tiranë

Elvana Gjata

Njësoj si Capital T, edhe Elvana Gjata prej kohësh i mungon club-eve në Shqipëri. Në rrjetin e saj të Instagramit, mund të shohim që Elvana ka frekuentuar clube të Kosovës por jo të vendit tonë. Këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë arsye deri tani për faktin se nuk performon në Shqipëri. Ne dimë thjesht të themi se mungesa e saj ndihet.

View this post on Instagram

Thank you❤️ Credits: @gon1b

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Enca

Gjithashtu dhe Enca është një nga ato këngëtare shqiptare që nuk e shohim pothuajse fare në club-et e vendit. Bukuroshja prej vitesh zgjedh të performojë në vendet jashtë Shqipërisë dhe ka hequr dorë nga club-et shqiptare. /AlpeGossip.al