“TELENOVELË” NË “BIG BROTHER VIP”/ Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit afrimitet të pazakontë me ish-in e saj, Donald Veshaj – AlpeGossip
“TELENOVELË” NË “BIG BROTHER VIP”/ Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit afrimitet të pazakontë me ish-in e saj, Donald Veshaj

“TELENOVELË” NË “BIG BROTHER VIP”/ Shoqja e ngushtë e Bora Zemanit afrimitet të pazakontë me ish-in e saj, Donald Veshaj

Një skenar i produksionit apo një ndodhi e vërtetë në “Big Brother VIP”? Kjo është pyetja që të lind natyrshëm nëse afrimiteti i pazakontë i këngëtares, Semi Jaupaj me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, Bora Zemanit, mund të kthehet në një lidhje nga ato që ndodhin rëndom në telenovela. 

Dihet që Semi është mikja për kokë prej 15 vitesh e Bora Zemanit, e cila pak kohë më parë i dha fund lidhjes trevjeçare me aktorin dhe moderatorin televiziv, Donald Veshaj, vëllai binjak i Romeos.

Dihet që Bora dhe Donaldi nuk u ndanë aspak mirë pas 3 vitesh të bukura dhe të trazuara së bashku, por Semi si do t’i dalë shoqes para pas dashurisë së madhe që po tregon ndaj ish-it të saj.

Kjo u duk që në takimin e tyre të parë pas hyrjes në shtëpi, një përqafim më i gjatë se mes një shoqeje besnike dhe ish-it të shoqes së saj? Me këtë pyetje ka nisur sulmi në internet ndaj Semit, duke e fajësuar për “tradhtinë” që po i bën shoqes, e cila ndërkohë punon në të njëjtin televizion si prezantuese e programit “Përputhen”.

E pas atij takimi, përqafimi numër dy i dyshimtë ishte ai i ditëlindjes. Pasi Bora e uronte jashtë shtëpisë Semin me fjalë plot dashuri për ditëlindjen, ishte Donaldi ai që i dha përqafimin e munguar shoqes, brenda shtëpisë. Jo vetëm përqafime, por edhe puthje i dha Donaldi shoqes së ish-it.

Në maj 2021, Semi Jaupaj mori pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Jetike”, një këngë që për hir të së vërtetës i dha Semit famën e ëndërruar edhe pse kishte vite në tregun e muzikës. Kënga e krijuar nga Flori Mumajesi u tha se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj prej vitesh, Bojken Lakon, një ndarje që ajo e konsideroi sa paqësore aq edhe të dhimbshme.

Tashmë Semi Jaupaj, është një ndër banoret e “Big Brother VIP”, dhe është banorja e parë që ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Semi për herë të parë ka festuar ditëlindjen larg njerëzve të dashur, e megjithatë nuk ka munguar një surprizë nga banorët e tjerë të këtij reality show.

Në rrjet është ndezur debati në lidhje me raportin e saj të ngushtë me ish-in e Borës, Donaldin, i cili është një tjetër banor i kësaj shtëpie. Kjo sjellje ka habitur jo pak publikun, pasi pas ndarjes së Borës, të gjithë po prisnin që Semi të mbante distancë nga Donaldi.

Por jo vetëm kaq, ata e çuan afrimitetin në një tjetër nivel pasi ajo dhe aktori i humorit u lanë në pishinë pa banorët e tjerë dhe në kohë me shi. Kaq u desh dhe rrjeti ka shpërthyer.

 ‘Hajde shoqe hajde’ ,‘Po çfarë shoqe paske mi Bora’ disa prej komenteve. Ndërsa për ditëlindje ajo u bë qendra e shtëpisë, pasi banorët e tjerë organizuan një festë të vogël për këngëtaren, së cilës i kanë kënduar dhe këngën e ditëlindjes.

Në momentin që Semi nuk i mbajti dot emocionet dhe u përlot, Donald Veshaj e përqafoi duke i thënë “Nuk duhet të mërzitesh!”. 

FORMULA E NJË TRESHEJE TË NGATËRRUAR, PERSONI QË LIDH SEMIN DHE DONALDIN QUHET BORA ZEMANI 

Tani le të zbërthejmë formulën e kësaj tresheje të ngatërruar, që nesër mund të përfundojë me një konflikt shoqesh. Semi Jaupaj dhe Bora Zemani janë shoqe të ngushta prej 15 vitesh. Donaldi është ish-i dashuri i Borës.

E sigurt që Bora dhe Semi janë shoqe, të paktën deri në momentin që Bora e uroi për ditëlindje, dhe aksioni në pishinë s’kishte ndodhur.

“Do doja të shihja fytyrën e Borës tani që brenda është ish-i dashuri dhe shoqja e ngushtë”, shkruan dikush në faqen e “Big Brother VIP”.

Po Bora nuk e mori vesh gjatë spektaklit që shoqja dhe i-shi do hynin në të njëjtën shtëpi. Shoqja e ngushtë i ka thënë që do të jetë në “Big Brother”, madje mund t’i ketë marrë një mendim ngaqë e kishte me frikë pjesëmarrjen

Ndërsa emri i Donaldit është përfolur. Pra, nuk hapi televizorin dhe u shokua. Përveç kësaj, Bora është pjesë e televizionit. E di që kur vjen puna te interesi i njerëzve, pak gjëra janë zgjedhje rastësore nga produksioni.

Po mund të ketë qenë dhe rastësi zgjedhja. Po a do e përmendin Borën? Po sikur Bora të vijë surprizë për Semin dhe të takojë banorët, a do i flasë Donaldit? Tashmë është fakt.

Bora dhe Donaldi u ndanë. Semi mund të ketë raport korrekt me ish-in e shoqes së ngushtë se fundja mund ta ketë njohur më parë. Bie fjala, Bora vjen dhe përshëndet Donaldin.

 

Po njerëzit janë kuriozë se Bora dhe Donaldi u duk sikur nuk u ndanë shumë paqësisht. Ata janë komentuar në rrjet sikur kanë thumbuar herë pas here njëri-tjetrin me mbishkrimet e postimeve në “Instagram” dhe kjo situatë e komplikon paksa dashurinë që i shprehin njëri-tjetrit Semi dhe Donaldi.

 

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj u ndanë përfundimisht pak kohë më parë, duke fshirë njëri-tjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.

Xhelozia u bë shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes.

Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës, ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka çuar në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”. Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.

Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.

 

Pas ndarjes moderatorja reagoi pas deklaratave të ish-të dashurit të saj, aktorit Donald Veshaj, i cili deklaroi se “nuk ka asnjë shans që ata të rikthehen bashkë dhe se Borën e ka dashur njësoj si të tjerat”. 

Me anë të një postimi në “Instagram”, ajo shkruante: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.

Po çfarë tha Veshaj në emisionin e fundit “Binjakët”, ku iu përgjigj pyetjeve të vëllait Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit?

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën. Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

Më herët gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për ndarjen nga aktori dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora.

Tani le të shohim se ç’do të ndodhë në “Big Brother VIP” mes ish-të saj Donaldit dhe shoqes së ngushtë, nëse kjo do të jetë romanca që do ngacmojë interesin e publikut për të ndjekur “BBVIP”