Teuta nuk e ftoi në ditëlindjen e së bijës, Blero bën atë që nuk pritej – AlpeGossip
Teuta nuk e ftoi në ditëlindjen e së bijës, Blero bën atë që nuk pritej

Teuta nuk e ftoi në ditëlindjen e së bijës, Blero bën atë që nuk pritej

Këngëtari Blero Muharremi dhe aktorja e njohur Teuta Krasniqi, edhe pse të ndarë prej vitesh kanë qenë gjithmonë bashkë kur bëhej fjalë për vajzën e tyre.

Dje Tara ka festuar ditëlindjen e saj të 8-të dhe mami Teuta është kujdesur që të organizojë një festë princesash për të voglën e saj që tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instagram Teuta na ka dhënë mundësinë që dhe ne të bëhemi pjesë virtualisht e ditëlinjdes së Tarës. Mirëpo ajo që ra në sy ishte mungesa e Bleros.

Sipas një burimi për “Prive.al”, këngëtari nuk ishte ftuar në festën e ditëlindjes së të bijës nga ish- partnerja e tij.

Por natyrisht që kjo ditë e rëndësishme që i ka dhënë emrin baba nuk mund të kalohej pa festuar nga Blero. Pasdite vonë ai kishte organizuar një festë tjetër ku kishte festuar së bashku me të bijën.