Romeo dhe Donaldi janë çifti më simpatik i binjakëve që mund të hasim në ekranet shqiptare.
Së fundmi ata janë bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”.
Në puntatën e sotme, në kraharorin e Romeos u vu re një tatuazh i stërmadh që mori shumë vëmendje.
Të njëjtin tatuazh e kishte edhe vëllai i tij binjak Romeo.
Në trup ata kishin të gdhendura disa fraza për nënë e tyre.
“Unë nuk kam nevojë për parajsën, unë kam mamanë time”, shkruhet në trupin e aktorëve.
Situata u shoqërua me emocione dhe publiku nisi të duartrokiste duke shoqëruar fjalët e ndjera me përlotje së bashku me vetë binjakët.