Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, por kur vjen puna tek jeta private, këtë pjesë e ka ruajtur aq hermetike sa kurrë nuk është zbuluar nëse është në një lidhje apo të jetë fotografuar krah personit të zemrës.
Në një intervistë për kanalin në Youtube të Luana Vjollcës, në “After Party”, Kida është shprehur se është beqare, megjithatë nuk ngurroi të zbulonte planet e së ardhmes.
Kur të gjejë princin e kaltër, Kida dëshiron të bëjë një dasmë tradicionale, por në të njëjtën kohë edhe private.
Ajo u shpreh se dëshiron një familje të madhe dhe fëmija i parë të jetë vajzë.