TRENDI I FUNDIT/ Tani e kemi një ide se si do duken personazhet e njohur kur të plaken (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I FUNDIT/ Tani e kemi një ide se si do duken personazhet e njohur kur të plaken (FOTO)

TRENDI I FUNDIT/ Tani e kemi një ide se si do duken personazhet e njohur kur të plaken (FOTO)

Rrjetet sociale janë vazhdimisht në risi me sfidat që sjellin, të cilat janë nga më të çuditshmet. Mëngjesin e sotëm ‘Instagrami’ u zgjua me një tjetër sfidë e cila këtë herë nisi jo nga njerëzit e thjeshtë, por nga personazhet e njohur.

Këngëtarë, aktorë, modele, moderator, artistë të njohur të ekranit duket se janë që tani kuriozë se si do të duken në të ardhmen e tyre pas shumë vitesh dhe një aplikacion jua dha këtë mundësi. Aplikacioni në fjalë, foton tuaj aktuale, e “shëndrron” në një pamje krejt tjetër, duke ju treguar se si do të dukeni kur të plakeni.

Menjëherë këto foto personazhet tanë i kanë postuar në rrjete sociale duke i shoqëruar me batuta të ndryshme. Dhe duhet ta pranojmë që tek disa prej tyre, ndryshimi është vërtetë i madh. (gjithmonë sipas aplikacionit). Por pavarësisht rrudhave, apo deformimeve të vogla në fytyrë, të gjithë duken shumë “cool” edhe pse të vjetër./News31

Majk

Reperi nga Kosova duket se e ka marrë me aq “seriozit” këtë shëndrrim, sa foton e postuar nuk e ka shoqëruar me asnjë diçiturë.

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan

Almeda kishte zgjedhur një foto nga dita e saj më e rëndësishme për të zbuluar se si do të duket partneri i saj në të ardhmen. Por nuk vonoi shumë dhe këtë “provë” e bëri edhe tek vetja. Edhe pse mesa kuptojmë nga përshkrimi, bukuroshja se ka pritur aq mirë këtë ndryshim, ajo duket sërish mjaft e ëmbël.

  

Fatma Haxhialiu

Edhe “100 vjec”, Fatma shfaqet sërish një bjonde me kacurrelat “on fleek”.

 

Jul Deda dhe Ermal Mamaqi

Juli dhe Ermali zgjodhën që ta bënin bashkë këtë sfidë duke bërë kolazh foto e tyre. Dhe në këtë rast, reagimet e dyshes ishin krejt të kundërta. Ermalit duket se vetja në moshë të vjetër i ka pëlqyer shumë, duke u shprehur: “Edhe plak prapë jam më i bukur”, ndërsa për Julin krejt e kundërta: “Nuk ka klinikë që na merr përsipër”.

Besa Kokëdhima

Besën në moshën 80 vjeçare do të keni mundësi ta rishihni sërish me flokët e saj të gjatë, lejla dhe të bardha.

Orgesa Zaimi

Nëse do takoni Orgesën pas 50 vitesh ajo do të duket si më poshtë.

Eni Koçi, Greta Koçi, Genc Prelvukaj

Fillimisht Eni u “përball” me veten pas shumë vitesh dhe uroji që realiteti të jetë i kundërt nga parashikimet e aplikacionit. Pas kësaj, duket se donte të shihte edhe motrën dhe partnerin e saj kur të jenë plakur dhe rezultatet ja ku i keni:

   

Bes Kallaku

Ndërsa Besi në të ardhmen do të jetë një “George Clooney” i dytë.

Poli Babi

Ish-banori i “Big Brother Albania 1” me një transformim jo të vogël nga realiteti aktual, do të duket kështu pas shumë vitesh.

Bebe Rexha

Ndërsa për Beben mund të themi të njëjtën gjë si për Majk. Foto: e pastër, e qartë dhe serioze, pa asnjë përshkrim përsipër.

Pra tani jo vetëm personazhet, por edhe ne e kemi një ide se si do të duken ata pas shumë vitesh. Por na duhet të presim edhe shumë vite për të zbuluar nëse rezultatet e aplikacionit do të jenë të njëjta me realitetin.