“Trimit” me Porsche Panamera s’ia ndien fare, bllokon rrugën në mes të Tiranës dhe policia s’ duket gjëkundi – AlpeGossip
“Trimit” me Porsche Panamera s’ia ndien fare, bllokon rrugën në mes të Tiranës dhe policia s’ duket gjëkundi

“Trimit” me Porsche Panamera s’ia ndien fare, bllokon rrugën në mes të Tiranës dhe policia s’ duket gjëkundi

Nëse ke një makinë luksoze, mos e vrit mendjen sepse në Shqipëri mund ta parkosh ku të duash, mund të bllokosh qarkullimin dhe policia nuk do të bëjë gjë.
Jo për gjë, por nuk gjendet në raste të tilla. Të paktën kështu ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në afërsi të mbikalimit të Kamzës.

Një person i cili ka ardhur me një “Porsche Panamera”, ka ndaluar makinën në mes të rrugës, duke shkaktuar kaos dhe problem në qarkullimin e mjeteve.

I indinjuar, një qytetar shkruan në redaksinë e JOQ.al se ditën e djeshme policët debatuan me një shofer dhe degjeneroi në sherr.

Sipas qytetarit, dje policët, për t’u dukur që punojnë bënë “gjëmën” me gjoba, ndërsa sot, nuk duken gjëkundi.

Qytetari shkruan:

Ku është policia sot? Ajo makina që është në mes të rrugës, dje në të njëjtin vend policët u zunë me një shofer dhe më e forta është se dje makina ishte të paktën pranë trotuarit dhe jo në mes të rrugës si këto horrat me Panamera që bllokojnë rrugën”
Më poshtë, qytetari sjell video nga sot dhe ditën e djeshme kur policia paraqitet pas sherrit me një shofer dhe në disa momente vendos gjoba.