animë është publike se Tuna dhe çifti Robert Berisha e Nora Istrefi nuk flasin së bashku edhe pse janë pjesë e një familje.
Ngatërresa e tyre është e hershme, dhe shpesh-herë Tuna dhe Roberti kanë lëshuar “kunja” ndaj njëri-tjetrit.
Por, Tuna nuk është ndalur, pasi një foto e publikuar së fundmi nga ajo, mund të jetë shkak që konflikti të përshkallëzohet.
Tuna, ka publikuar foton e vajzës së Robertit, të cilën ai e ka jashtë martese.
Aarona, është vajza e Robertit që ai fillimisht e kishte mohuar, dhe ende nuk dihen raportet mes babë e bijë.
Vogëlushja ka qenë e ftuar edhe në ditëlindjen e parë të Tianit, dhe Tuna sigurisht nuk mund të humbte mundësinë për t’i shkrepur një foto, e ta etiketojë atë.