PLANET PËR TË ZGJERUAR FAMILJEN DHE RAPORTI ME EINXHEL DHE DAGZ/ Sarah Berisha dhe Dj Pm zbulojnë gjithçka – AlpeGossip
PLANET PËR TË ZGJERUAR FAMILJEN DHE RAPORTI ME EINXHEL DHE DAGZ/ Sarah Berisha dhe Dj Pm zbulojnë gjithçka

PLANET PËR TË ZGJERUAR FAMILJEN DHE RAPORTI ME EINXHEL DHE DAGZ/ Sarah Berisha dhe Dj Pm zbulojnë gjithçka

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

Të ftuarit në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme ishin një nga çiftet më të përfolur të momentit, Sarah Berisha dhe Dj PM për të folur më shumë rreth ecurisë së lidhjes së tyre dhe për tu përballur me pyetjet pikante.

Gjatë intervistës paksa pikante të vëllezërve Veshaj, çifti u është përgjigjur disa pyetjeve. Një ndër pyetjeve ka qenë edhe rreth marrëdhënies së çiftit me Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz dhe rreth zgjerimit të familjes.

Vëllezërit Veshaj: Po raporti i shumëpërfolur mes dy çifteve PM, Sarah dhe Einxhel- Dagz si është?

PM: Nuk e di pse njerëzit mendojnë që është keq. Unë me Dagz përveçse jemi shokë shumë të mirë ne kemi dhe profesionin. Dagzin e dua si vëllain tim.

Sarah: Pa merak jemi shumë mirë me Einxhel.

Vëllezërit Veshaj: A do të zgjerojnë familjen e tyre ashtu si Dagz dhe Einxhel?

PM: Jo.

Kush do më shumë nga të dy të ketë fëmijë i pari? Të dy u përgjigjën duke treguar se është PM ai që do të zgjerojë familjen.. A po mendojnë Sarah dhe PM të bashkëjetojnë?

Sarah: Unë gjithe bashkëpunimet i kam më shumë me Tiranën. Prishtina tre orë larg është, për momentin e kam pak të vështirë të largohem.

PM: Edhe unë i kam projektet e mia andej, po faleminderit Zotit është makina.