U AKUZUAN PËR KËNGË TË VJEDHURA/ Nga vëllezërit Prifti tek Besa Kokëdhima. Çfarë ndodhi me VIPAT – AlpeGossip
U AKUZUAN PËR KËNGË TË VJEDHURA/ Nga vëllezërit Prifti tek Besa Kokëdhima. Çfarë ndodhi me VIPAT

U AKUZUAN PËR KËNGË TË VJEDHURA/ Nga vëllezërit Prifti tek Besa Kokëdhima. Çfarë ndodhi me VIPAT

Edicioni i i “ Kënga Magjike” ka filluar dhe shumë artist të rinj e të vjetër kanë ardhur me këngë posaçërisht për këtë kompeticion. Në tërësinë e rregullave të tij thuhet se këngët duhet të jenë origjinale, jo të kopjuara apo të vjedhura por duket se disa nga artistët nuk e kanë respektuar këtë rregull duke menduar se do ja hedhin paq.

Por një kohë kur teknologjia ka avancuar dhe mund të dëgjojmë këngë nga çdo anë e botës nuk është e vështirë për të kuptuar nëse janë të vjedhura apo jo.

Jo rrallë herë artistët janë kapur duke e thyer këtë rregull dhe çdo gjë është bërë publike.

AlpeNews.al ju njeh me disa nga këngët për të cilat thuhet se janë të vjedhura:

Besa Breca – Ndjenjat nuk kane kufij

Këngë e kopjuar notë-për-notë nga një këngë e këngëtarit Luis Miguel – “O tú, o Ninguna”.”

Besa Kokëdhima- Botën do ndryshoja 

Kantautori Pirro Çako u akuzua për këngën e vjedhur të cilën ja kishte dhënë Besa Kokëdhimës për të konkuruar në festival. Kjo këngë kishte ngjashmëri të madhe me atë të Pink “Fuckin Perfect”.

Vëllezërit Endri dhe Stefi- Të mos kem frikë të ëndërroj

Gjatë kompeticionit dy vëllezërit akuzuan dhe ofenduan Artiola Toskën për këngën e saj, por në fund ata vetë rezultuan ta kishin vjedhur këngën e tyre , sipas akuzave të bashkëpunëtorit të këngëtares.

Era Rusi- Mos ma merr

Këtë vit në “Kënga Magjike” këngëtarja do të konkurojë me “Mos ma merr” dhe shumë ndjekës të saj janë shprehur se kënga ka një ngjashmëri të madhe në fabul dhe në tekst me “Joelene” të Dolly Parton.

Përgatiti: AlpeNews.al