U HABITËM/ Enkel Demi: Prita që “Top Channel” të ma jepte mua programin “Dilema”, jo Eno Popit - AlpeGossip
U HABITËM/ Enkel Demi: Prita që “Top Channel” të ma jepte mua programin “Dilema”, jo Eno Popit

U HABITËM/ Enkel Demi: Prita që “Top Channel” të ma jepte mua programin “Dilema”, jo Eno Popit

Moderatori i njohur Enkel Demi për disa vite moderoi programin e njohur “Kutia e fundit” me regjisor Edi Oga-n, një nga spektaklet më të ndjekur në vendin tonë në atë kohë. Një format i ngjashëm ka nisur tashmë në “Top Channel” i cili titullohet “Dilema” dhe moderohet nga Eno Popi.

Keli ishte i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës dhe i pyetur në lidhje me këtë spektakël ai u shpreh:

“Ata nuk janë duke bërë atë që kemi bërë ne. Prandaj kjo që ata po bëjnë na çliron nga çdo lloj keqardhjeje. Eno-ja është i zoti dhe e çmoj shumë. Ajo që ne do të propozonim do të ishte diçka tjetër. Por diçka tjetër që ka bërë Top-i është se në momentin që ata e blenë formatin prita që të komunikonin me ne duke qenë se ia kishim idenë. Por ata bën shumë mirë që nuk na thirrën se kishim 100 punë të tjera për të bërë dhe menduan ta ri-themelojnë programin e në fakt ashtu kanë bërë.”