U HABITËM/ Nuk e dimë kush është por sozia e Sara Hoxhës ishte në dasmën e saj (FOTO) – AlpeGossip
U HABITËM/ Nuk e dimë kush është por sozia e Sara Hoxhës ishte në dasmën e saj (FOTO)

U HABITËM/ Nuk e dimë kush është por sozia e Sara Hoxhës ishte në dasmën e saj (FOTO)

Këtë fundjavë Ledion Liço dhe Sara Hoxha celebruan dashurinë e tyre në një dasmë që u cilësua nga të ftuarit si një përrallë.

Me vendndodhje në “Villa Erba” në liqenin e Komos, Itali, çifti kishte menduar çdo gjë deri në detaj për të ftuarit, të cilët festuan për tre ditë me radhë.

Ndërsa pjesë e festimeve u bënë disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar, një nga të ftuarat tërhoqi vëmendjen në veçanti.

Moderatorja Xhemi Shehu publikoi një foto nga momenti i celebrimit, ku pozon krah koreografes Ola Hasani.

Por ajo që tërheq vëmendjen është femra që qëndron pranë kësaj të fundit, e cila ka një ngjashmëri me Sara Hoxhën.

Pavarësisht se nuk shkruhet emri i saj dyshimet e para tona janë, se biondja është një e afërm e familjes Hoxha.

Gjithsesi ne mendojmë se sapo gjetëm sozinë e nuses dhe jemi kuriozë të dimë se kush është ajo!