U KURORËZUA ME MARTESË/ Mimoza e “Big Brother” fotografohet me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
U KURORËZUA ME MARTESË/ Mimoza e “Big Brother” fotografohet me barkun e rrumbullakosur

U KURORËZUA ME MARTESË/ Mimoza e “Big Brother” fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Me 13 shtator ish-banorja e Big Brother, Mimoza Krasniqi i kishte dhënë fund beqarisë. Ajo është kurorëzuar në martesë me francezin Raphael Walter.

Mimoza është treguar gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private dhe lajmin e bukur e ndau vetëm sot me publikun. Ajo postoi disa foto nga ceremonia, ku shihej e veshur me një fustan shumë elegant dhe plot sharm.

Pas publikimit të fotove në rrjet po qarkullojnë fjalë se ish-banorja është në pritje të ëmbël. Ndjekësit kanë vënë re barkun e saj të rrumbullakosur më shumë se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar për të nisur me aludimet. Vetë Mimoza ende nuk ka reaguar për lajmin e pritjes së ëmbël.