Përdhunimi dhe vrasja e komedianes 22 vjecare, ndërsa po shkonte në shtëpi gjatë natës ka nxitur zemërimin publik.
Trupi i australianes, Eurydice Dixon u gjet në një fushë futbolli në Melburn mëngjesin e së mërkurës, vetëm disa orë pasi kishte kryer një shfaqje në një bar të qytetit.
Një djalë 19 vjeç, i njohur si James Todd është arrestuar nga policia. Ai pranoi për policinë se ka përdhunuar dhe vrarë vajzën. Policia njoftoi se ata nuk e njihnin njëri-tjetrin.
Komedianët dhe publiku kanë bërë nderimet e tyre dhe kanë shprehur ngushëllimin për Dixon, si dhe kanë hapur debat për dhunën kundër grave.
“Ajo kishte një pasion të madh për çështjet e grave dhe të drejtësisë shoqërore, si dhe solli për materialin që e prodhoi si komik”, tha aktori Nicky Barry për Australian Broadcasting Corp.
Për shumë njerëz, ngjarja e saj kujtoi vrasjen e një gruaje irlandeze, Jill Meagher, vdekja e së cilës në një lagje të afërt të Melburnit bëri një marshim paqeje që përfshiu rreth 30,000 njerëz.
My thoughts with friends & family of Eurydice Dixon. Never met but from all accounts a funny, friendly, warm woman with the world at her feet. This feels close to home & it breaks my heart. Time for courts to get tough on murderers/sex offenders & for men to take responsibility.
— Peter Helliar (@pjhelliar) June 14, 2018