VITI I SHQIPONJAVE/ Ja 3 DIVAT që janë nominuar në eventin më të rëndësishëm muzikor – AlpeGossip
VITI I SHQIPONJAVE/ Ja 3 DIVAT që janë nominuar në eventin më të rëndësishëm muzikor

VITI I SHQIPONJAVE/ Ja 3 DIVAT që janë nominuar në eventin më të rëndësishëm muzikor

Shpallja e nominimeve të MTV VMA-s ka sjellë jo vetëm habi, por edhe surpriza. Tre këngëtaret shqiptare me famë botërore ja kanë dalë të jenë pjesë e eventit të madh muzikor.

Rita Ora e cila po mer pjesë jo për të parën herë, ja ka dalë përsëri të triumfojë me një nominim të rëndësishëm për një kategori çmimi prestigjioz siç është Video Music Award.

Lajmin e ka dhënë vetë Rita me një foto të postuar në Instagram.

“O Zot, jam nominuar për 2 VMA! Ka qenë një nder shumë i madh të punoje me Avicii. Faleminderit MTV që keni vlerësuar “Lonely Together”! Ju lutem votoni për Best Dance”, shkruan Rita në postimin e saj.

Ndër emrat e listuar në kategori të caktuara, janë edhe dy emrat e artisteve shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dy artistet janë nominuar për herë të parë në këtë spektakël.

Dua është nominuar 3 herë për “Song of the Year” me “New Rules”, “Best Collaboration” për “One Kiss” dhe “Best Choreography” për “IDGAF”.

Ndërkohë Bebe Rexha ka rrëmbyer një nominim, “Best Collaboration” për “Meant To Be”.

Çmimet do të ndahen mbrëmjen e 20 gushtit, në Radio City Music Hall në Los Angeles.

Neve na ngelet vetëm t’ju urojmë suksese dhe të shpresojmë që vajzat shqiptare që na kanë bërë krenarë tja dalin mbanë dhe në këtë event./Përgatiti AlpeNews.al/