XHELOZI APO RIVALITET? Kur kolegët “sulmojnë” konkurentët e “Big Brother VIP” – AlpeGossip
XHELOZI APO RIVALITET? Kur kolegët “sulmojnë” konkurentët e “Big Brother VIP”

XHELOZI APO RIVALITET? Kur kolegët “sulmojnë” konkurentët e “Big Brother VIP”

Tashmë një pjesë e VIP-ave të showbizzit Shqiptar janë pjesë e relity show-t më të ndjekur “Big Brother VIP” dhe shpesh herë kanë qenë më të komentuarit në rrjet.

Por së fundmi kemi vënë re një “rivalitet” mes kolegëve të tyre që ndodhen jashtë emisionit të cilët i kanë kritikuar ata.

Ka qenë rasti i Ilirit dhe ish-shokut të tij Oni Pustina, ku ky i fundit ka tërhequr vëmendjen me komentin e tij lënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”. Në një foto ku është publikuar fotografia e të gjithë banorëve, Pustina shprehet në një mënyrë që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth Ilirit. Oni Pustina, shkruan se balerini Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali, dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre.

“Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut, ‘mikut’ të tij më të ngushtë! Ka një jetë që xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajdi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sadopak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’u zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vertet shpresoj që Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve te tij në Itali, e mbi të gjitha të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!”, ka shkruar ai në koment duke e ironizuar balerinin.

Por rasti i dytë i xhelozisë ka qenë mes aktores së “Portokallisë”  Renada Caci dhe Arjolës, ku ajo e ironizon kolegen e saj pas debatit që pati me Donaldin. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status. Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.

Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshjesh ka mes dy aktoreve, por situata nuk duket aspak “paqësore”.

Edhe pse Donaldi është pjesë e botes se artit dhe aktrimit drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli u shpreh teksa ishte i ftuar në një emision se nuk e njeh Donaldin. Mos vallë e njeh dhe beri sikur nuk kishte dëgjuar për të apo ai me të vërtetë nuk kishte dëgjuar për artistin? E vërteta nuk dihet, por ai u shpreh se sinqerisht nuk e njihte Donaldin, duke e ngatëruuar dhe me emrin e në aktori tjetër, ai gjithashtu tha se nuk ka dëgjuar më parë për atë.

Ish konkurente e “Big Brother VIP” Paloma u shpreh para një muaji kur ishte pjesë e formatit se gazetari dhe moderatori i njohur Aldo Lipe ka qenë xheloz për suksesin e saj.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të./ Alpegossip.al