Në fillim të këtij viti, reperi Ledri Vula bëri publike lidhjen me Sara Hoxhën. Dyshja janë bashkë prej vitesh dhe kanë në plan ta kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.
Së shpejti, çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është në pritje të një vajze dhe këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.
Pak më parë, Ledri ka publikuar në Instagram foton më të bukur pranë partneres. Në foton në fjalë, dyshja shfaqen duke vështruar njëri-tjetrin plot dashuri. “Zemrat tona në sinkron”, ka shkruar reperi.