Pas suksesit të “Bonbon” Era Istrefi si disa artiste të tjera shqiptare vendosi që ta provojë veten edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.
Këngëtarja për një kohë relativisht të gjatë po prodhonte muzikë vetëm për tregun ndërkombëtar. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin dhe prej më pak se një viti, Era është rikthyer në tregun muzikor shqiptar.
Së fundmi ajo është aktive me karrierën e saj, duke publikuar këngë të reja dhe duke zhvilluar koncerte brenda dhe jashtë trojeve tona.
Ndërsa flasim për performanca jashtë vendit, Era ka lajmëruar surprizën e rradhës për fansat e saj në gjithë shqiptarinë. Së bashku me shumë artistë të tjerë të njohur edhe Istrefi do të jetë pjesë e festivalit “We love Albania”. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në instastoryn e saj
Ju kujtojmë që dy javë më parë Era Istrefi ndezi fansat duke bërë “twerk” në skenë.Të pranishmit u argëtuan shumë me këtë moment duke e brohoritur Erën.
Një nga fanset e pranishme në klub, e filmoi momentin e “nxehtë”, dhe e postoi në instagram më pas. Edhe vetë këngëtarja e bëri ripost videon, duke lënë të kuptohet që të gjithë e shijuan atmosferën.