Zyrtarisht kostumi i preferuar i shqiptareve në Instagram do trup supermodeleje! (FOTO) – AlpeGossip
Zyrtarisht kostumi i preferuar i shqiptareve në Instagram do trup supermodeleje! (FOTO)

Zyrtarisht kostumi i preferuar i shqiptareve në Instagram do trup supermodeleje! (FOTO)

Nëse keni një llogari në Instagram, që me siguri e keni, vetëm nëse jetoni poshtë gurit dhe si mund të jetojë dikush poshtë gurit, e keni parë kostumin që po bën namin gjithandej.

Ia pamë fillimisht vajzës së Sabianit Keisit, e cila postoi një foto dhe story në instagram e veshur me kostumin e përfolur.

Më pas Oriola Marashit dhe Elena Likës në fotot e publikuara në Instagramet respektive gjatë një seti të vogël fotografik me mikun e tyre, Endrit Mërtirin. Menduam se ishte një ide e bukur, dy shoqe që kombinohen njësoj. Elena e kishte veshur me atlete ‘Nike’, kurse Oriola me një palë çizme të shkurtra Zara.

Uaaaa e paska njesoj si une do e djeg nuk e vesh me kuuuurreeeeee 🤬🤬🤬

A post shared by Elena Lika (@elena_lika) on

Bëhet fjalë për këtë kostumin trup Adidas që kushton rreth 100 mijë lek të vjetra.

Pak ditë më pas Dorina Mema doli në studion e Rudina Magjistarit veshur me të njëjtin kostum, kombinuar me sandale me takë.

Ndërkohë një ditë më parë, velina e ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella, kishte veshur të njëjtin kostum, teksa pinte kafe, me një pellush hedhur krahëve.

🕷

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

Aktualisht kostumi më popullor në Instagram është veshur nga dy modele, një velinë dhe një modele fitness-i dhe mund ta kuptojmë pse-në. Është i ngushtë, elastik dhe nxjerr në pah çdo defekt sado të vogël, apo asetet në fizik. Ndaj nëse s’keni një trup modeleje, mbase duhet të mendoheni dy herë para se ta blini.