“JAM SHUMË E LUMTUR”/ Rita Ora bëhet pjesë e filmit të njohur të animuar – AlpeGossip
“JAM SHUMË E LUMTUR”/ Rita Ora bëhet pjesë e filmit të njohur të animuar

“JAM SHUMË E LUMTUR”/ Rita Ora bëhet pjesë e filmit të njohur të animuar

2019-ta është përfundimisht viti i rikthimit të personazheve tanë më të dashur nga filmat e animuar. Dhe Rita Ora është bërë pjesë e filmit “Pokemon Detective Pikachu”!

Këngëtarja shqiptare prezantoi këngën e re  “Carry On”, të cilën e sjell në duet me DJ-in e njohur, Kygo dhe që njëherësh është kolona zanore e filmit që publikohet më 10 maj.

“’Carry On’ me Kygo është publikuar! Kjo këngë është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë e lumtur që të gjithë mund ta dëgjojnë më në fund. Është kaq e mahnitshme të shohësh Pokemon të vijë në jetë në ekranin e madh! Faleminderit shumë Rob Lettermen që më dhe mua dhe Kygo-s një mundësi të mahnitshme dhe lirinë kreative për ta bërë këtë këngë realitet. Unë jam shumë e lumtur që filmi Pokemon Detective Pikachu publikohet më 10 maj. Mezi pres që ta shikoni”, shkruan në postimin e saj Rita Ora.

Kjo është një tjetër arritje për këngëtaren shqiptare dhe vërtetë që mezi po presim ta shohim filmin!