Kanë kaluar dy javë nga mbarrimi i reality showt më të ndjekur në Shqipëri “Big Brother VIP”, fituesi i çmimit të madh u shpall Ilir Shaqiri.
Edhe sot që ky format ka përfunduar kujtohen aleancat brenda shtëpisë, dy grupe të krijuara në izolim vijojnë të jenë dhe jashtë, një grup ka lider Ilirin dhe tjetri Donaldi.
Por si janë ndarë ish banorët jashtë shtëpisë dhe si vijon miqësia mes tyre?
Dy kampe dhe dy ish rivalë me njëri-tjetrin, tashmë edhe pse gara ka mbaruar ish banorët i kanë kushtuar rëndëndësi miqësisë në këtë kohë. Rrjetet sociale na i kanë vërtetuar më së miri ndarjen e tyre, se kush ka zgjedhur të qëndrojë me Ilirin dhe kush me Donaldin.
Iliri le të themi i ka qëndruar besnik miqësisë me banorët që ka pasur brenda dhe shpesh herë në rrjetet sociale eshtë parë me të gjithë duke kaluar kohë me ata. Së fundmi Iliri kishte organizuar një drekë ku kishte ftuar, Sabianin, Arjolën, Arditin, Palomën, Arbrin, Meridianin, Valonin, Sheilën etj. Kjo miqësi që ka zgjedhur fituesi i çmimit të madh duket se do vijojë edhe më vonë, sepse hareja mes tyre është shumv e dukshme.
Donaldi është parë shumë pak me miqtë e tij që krijoi aty brenda, por asnjeherë nuk janë mbledhur të gjithë. Nuk dihet nëse Donaldi vijon të ketë miqësinë me Dj PM, Dj DAGZ, Kledin etj, pasi shumë herë ai nuk është parë nën miqësinë e tyre ndërsa të tjerët janë parë kudo bashkë. Aoktori është parë vetëm në festën e “Big Brtoher VIP” me e Elhaidin. Rikujtojmë që Donaldi i ka dhënë fund lidhjes me Beatrix pas daljes nga “Big Brother VIP”.