2 MUAJ PAS NDARJES/ Keisi merr vendimin drastik që i jep fund gjithçkaje – AlpeGossip
2 MUAJ PAS NDARJES/ Keisi merr vendimin drastik që i jep fund gjithçkaje

2 MUAJ PAS NDARJES/ Keisi merr vendimin drastik që i jep fund gjithçkaje

Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar gjatë verës për shkak të ndarjes së tyre të papritur të ndodhur pak ditë pas daljes së reperit nga qelia. Tanimë që kanë kaluar gati dy muaj nga ndarja e tyre, Stresi dhe Keisi mesa duket i kanë dhënë fund gjithçkaje dhe nuk ka shpresa për rikthim.

Këtë e vërteton edhe postimi i fundit i Keisit e cila shprehet se nuk ka ndërmend të kthehet më në Shqipëri sepse nuk përshtatet dot me jetesën këtu dhe e ardhmja e saj është Kanadaja.

Gjithashtu edhe Stresi i ftuar në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”, deklaroi se e ka kaluar shpejt ndarjen.

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, u shpreh Stresi.