ILDA BEJLERI, PAS “SHERRIT” SHAKOHOXHËN/ Në 11 vite se kam pyetur ndonjëherë, nuk e kuptoj ça roli ka në Digitalb – AlpeGossip
ILDA BEJLERI, PAS “SHERRIT” SHAKOHOXHËN/ Në 11 vite se kam pyetur ndonjëherë, nuk e kuptoj ça roli ka në Digitalb

ILDA BEJLERI, PAS “SHERRIT” SHAKOHOXHËN/ Në 11 vite se kam pyetur ndonjëherë, nuk e kuptoj ça roli ka në Digitalb

Ish-moderatorja e Supersport, Ilda Bejleri e ftuar sot në “Wake up” foli për shkaqet e largimit pas 11 vitesh karrierë.

Ajo tha se është larguar sepse i pëlqen që të eksperimentojë dhe të bëjë gjëra të bukura. Moderatorja u shpreh se nuk po e gjente shumë veten aty.

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, tha moderatorja bukuroshe.

Ilda Bejleri foli edhe për marrëdhëniet me komentatorin Dritan Shakohoxha, duke e këshilluar me ironi këtë të fundit që të gjejë veten.

“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’.

Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.

Kujtojmë se një muaj më parë Shakohoxha tha se e ka marrë ai në punë Ilda Bejlerin dhe se kishte vendosur së bashku me stafin që ajo të shihte opsion në një kanal tjetër.