20 mln $ “gjobë” për pornostaren që pretendon se është e lidhur me Trump – AlpeGossip
20 mln $ “gjobë” për pornostaren që pretendon se është e lidhur me Trump

20 mln $ “gjobë” për pornostaren që pretendon se është e lidhur me Trump

Deklaroi publkisht se kishte një marrëdhënie intime me Donald Trump, por një pornostare e njohur amerikane e ka gjetur veten në telashe të mëdha.
Përfaqësuesit ligjorë të presidentit amerikan i kanë kërkuar Stephanie Clifford, 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Sipas avokatëve, aktorja e filmave ka dëmtuar imazhin e Presidentit Trump, duke pretenduar se ka pasur një histori seksuale me të.

Cliffordin akuzohet se ka thyer të paktën 20 herë marrëveshjen e heshtjes, e firmosur përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Por aktorja e filmave për të rritur nuk e cilëson të vlefshme atë marrëveshje, pasi ajo nuk është firmosur nga vetë Trump.

Gjatë një interviste në vitin 2011, pornostarja ka thënë se ka pasur një histori seksuale me Donald Trump gjatë vitit 2006 dhe në muajin janar kjo intervistë u risoll në mediat amerikane, duke krijuar mjaft reagime.

Donald Trump e ka mohuar vazhdimisht se ka patur lidhje me bukuroshen, por një prej avokatëve të tij, Michael Cohen, pranoi se ka paguar në tetor të 2016-ës 130 mijë dollarë, në llogarinë e Clifford, por tha se këtë e ka bërë pa dijeninë e Trump.