TJETËR DASMË MBRETËRORE/ Martohet mbesa e Elisabeth II (FOTO) – AlpeGossip
TJETËR DASMË MBRETËRORE/ Martohet mbesa e Elisabeth II (FOTO)

TJETËR DASMË MBRETËRORE/ Martohet mbesa e Elisabeth II (FOTO)

Sërish dasmë në oborri mbretëror britanik. Ditën e sotme mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II, princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank, një tregtar vere lidhën kurorë në një ceremoni të zhvilluar në kështjellë “Windsor”.

Nga fillimi deri në fund të ceremonisë, dasma e princeshë Eugenie-s dhe Jack Brooksband ishte e mbushur me momente magjike si një përralla. Një ndër momenetet më të bukura të ceremonisë në kishë ishte kur princeshë Eugenie po ecte drejt altarit dhe bashkëshorti e pa atë për herë të parë e veshur me të bardha.

Kamerat kanë arritur të kapin në kohë reagimin e tij që të prek zemrën. Jack lëvizte nga vendi dhe u mrekullua nga pamja bashkëshortes së tij. “Oh zemra ime”, -thotë Jack teksa e shikon princeshën.

Eugenie u shoqërua në altar nga babai i saj, Andrew para syve të gjyshes, Mbretëreshës Elisabeth II. Familja mbretërore dhe personalitete të famshme ishin mes 850 të ftuarve në ceremony, 150 më shumë se dasma e princit Harry dhe Meghan Markle.